Dhunimi i bustit të Mit’hat Frashërit, reagon skulptori i veprës: Askush s’ka vënë dorë, e kam riparuar me shpenzimet e mia

18:49, 24/12/2022
A+ Aa A-

Pas ndërhyrjes në bustin e veprimtarit të shquar Mit’hat Frashëri e vandalizmit në pllakën e mermerit, me marrjen e gërmave të emrit dhe numrat që tregonin vitet e lindjes dhe të vdekjes nga njërëz të paidentifikuar akoma nga policia, Agim Rada, skulptori i veprës ka dënuar ashpër këtë akt. Ai i ka quajtur ata që kanë vënë dorë mbi memorial, hiena e mbeturina të kohës së kaluar.

“Këto janë disa mbeturina të së kaluarës, atavizëm i komunizmit. Janë disa hijena që bredhin vetëm natën. Këto janë ato pjella të këqija që e katandisin këtë vend këtu ku jemi. U trondita shumë kur më erdhi lajmi që i doli punë dhe me Mit’hat” shprehet Rada.

I indinjuar thellë për heshtjen e institucioneve shtetërore, Rada kërkon të ndiqen procedurat ligjore për të zbardhur të vërtetën

“Kjo nuk i ka interesuar asnjë njeriu fare. Nuk ka pasur aasnjë llojë ndjekjeje. Ke këtu ka kamera e gjithë rruga. Indiferenca këtu është ulur këmbëkryq mës nësh dhe shoh një lloj apatie një llojë ccudie. Unë e kam riparuar me shpenzimet e mia. Nëse ata do e prishin ju premtoj se do  e bëj shumë më të madhe” thotë Rada.

Skulptori bën thirrje për zgjim të shoqërisë shqiptare e reflektim të thellë.

Agim Rada ka ftuar grupin e Syri Tv për ta shoqëruar  në Komisariatin nr 1, ku ka denoncuar aktin e turpshëm mbi bustin e veprimtarit Mithat Frashërit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco