Më 23 dhjetor 1966 u dha urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale Imzot Ernest Çoba

Më 23 dhjetor 1966 u dha urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale

09:33, 23/12/2022
A+ Aa A-

Më 23 dhjetor 1966, u përcoll urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale.

Përmes një telegrami, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, kryepeshkopi Damian i komunikon urimin e rastit kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës, duke bashkuar lutjet “për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë”, njofton Drejtoria e Arkivave. Koha tregoi se ky urim nuk ishte aspak profetik, pasi motin e mëpasshëm nisi periudha ateiste në Shqipëri.

“Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist.”- deklarohej në nenin 37 të Kushtetutës së Republikës Popullore. Megjithatë, figura e klerit ishte vënë nën shenjestër kohë më parë, që prej instalimit të regjimit totalitar.

Në dhjetor 1945 u vunë në pranga dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë. Një pjesë e tyre u dënuan në gjyqe të udhëhequra nga ushtria.

Në mars 1946, u ekzekutuan shtatë besimtarë. Kjo fushatë kanosëse kundër fesë u përshkallëzua deri në përligjjen e cënimit të objekteve të kultit, pas fjalimit të mbajtur nga Enver Hoxha më 6 shkurt 1967.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco