Më 22 dhjetor 1972, kur u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në RTSH

Më 22 dhjetor 1972, kur u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në RTSH

08:06, 22/12/2022
A+ Aa A-

Më 22 dhjetor 1972, u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Për tri mbrëmje radhazi (22-25 dhjetor), publiku shqiptar përjetoi ethet e një ere të re muzikore. Repertori i këtij festivali qe një thagmë. Për herë të parë, u luajtën këngë të gëzimit të përditshëm, për dashurinë dhe për ndryshimet sociale, duke dalë përtej kornizës socialiste uniformizuese. Kënga që u kurorëzua me trofe titullohej “Kur vjen Pranvera”, e kënduar nga Tonin Tërshana, e kompozuar nga Pjetër Gaçi dhe me tekst të Fatos Arapit.

Në mënyrë të padyshimtë, Festiviali i 11-të përfaqëson edicionin muzikor më të komentuar në Shqipëri, për nga zemërata që shkaktoi në radhët e udhëheqjes së regjimit komunist. “Veshje dhe shfaqje të huaja”, “Me imitime dekadente”, “shfaqje disidente” etj, ishin vetëm disa prej frazave denoncuese, që arsyetuan ndërmarrjen e ndëshkimeve për organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Drejtori i festivalit, Mihal Luarasi, u dënua me 8 vite burg. Gruaja e tij, Edi, një aktore e njohur e kohës, qe në objektiv të kritikave.

Bashkëprezantuesi i saj, Bujar Kapexhiu, u dërgua në një kamp pune të detyruar.

Todi Lubonja, drejtori i RTSH-së, u burgos.

Jehona e këtij festivali u bë shkas edhe për botimin e një libri të posaçëm mbi ngjarjet që pasuan, “Festivali i Njëmbëdhjetë”, me autor Skifter Këlliçin.

Bashkëngjitur, paraqiten partitura të disa prej këngëve garuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco