Më 22 korrik 1922 filloi Kongresi II i Arsimtarëve

Më 22 korrik 1922 filloi Kongresi II i Arsimtarëve

08:02, 22/07/2022
A+ Aa A-

Më 22 korrik 1922, filloi punimet në qytetin e Tiranës Kongresi i II-të i Arsimtarëve.

Ky kongres lindi si një nevojë e ngutshme për reformimin e arsimit shqiptar, për zhvillimin në rang vendi të teksteve shkollore dhe për caktimin e detyrueshëm të përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare në tekstet mësimore. Kongresi Arsimor i Tiranës i zhvilloi punimet e tij nga 22 korriku deri më 3 gusht, në godinën e Parlamentit të parë shqiptar. Mbledhja e parë e tij u çel nën fjalimin e Ministrit të Arsimit, Rexhep Mitrovica, i cili theksoi se nevoja për formimin e kësaj Lidhjeje të Mësuesve ishte një hap i rëndësishëm në krijimin dhe në bashkërendimin midis shkollave edhe përtej rangut kombëtar.

Në këtë Kongres u ndërmorën hapa të rëndësishëm për njehsimin e punës mësimore. U miratua programi i ri dhe afatet e shkollës fillore, u caktua që detyrimi shkollor do të fillonte në moshën 6-vjeçare, u vendos që të çelen shkolla të ulëta profesionale trivjeçare dhe gjimnaz gjashtëvjeçar, si edhe u lanë detyra që të punohet në rritjen e rolit të lëndëve shkencore.

Më poshtë, ju pasqyrojme një foto me anëtarët e këtij Kongresi, mes të cilëve spikasin Rexhep Mitrovica, Spiro Konda, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Aleksandër Xhuvani dhe Mati Logoreci.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco