Më 19 korrik 1930 lindi shkrimtari Fatos Arapi.

Më 19 korrik 1930 lindi shkrimtari Fatos Arapi.

07:16, 19/07/2022
A+ Aa A-

Më 19 korrik 1930 lindi shkrimtari Fatos Arapi.

Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje.

Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës "Drama e një partizani pa emër", zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Arapi ka botuar vëllimet "Shtigje poetike", "Poezi dhe vjersha", tregime të shkurtra si: "Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh", "Horrat e ndershëm" etj.

Arapin e hasim edhe në trajtën e përkthyesit në veprat e Nerudës, të Safos, si edhe si studiues të temave historike ("Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike").

Bashkëngjitur një foto e shkrimtarit dhe fragmente të një materiali informues për vëllimin me poezi të titulluar "Drejt qindra shekujsh shkojmë".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco