Më 17 korrik 1958, filmi plotësisht shqiptar 'Tana'

Më 17 korrik 1958, filmi plotësisht shqiptar 'Tana'

07:00, 18/07/2022
A+ Aa A-

Më 17 korrik 1958, u prezantua për herë të parë realizimi filmik plotësisht shqiptar, "Tana".

Ky film, që mbante logon "Shqipëria Film", u realizua nën regjinë e Kristaq Dhamos dhe me skenar të novelistit Fatmir Gjata. Në role kryesore luanin Tinka Kurti (Tana), Naim Frashëri (Stefani), Kadri Roshi (Lefteri) dhe Andon Pano (kryetari i kooperativës). Subjekti që u jep fill ngjarjeve, merr shkas nga jeta shoqërore në fshat, ku mentaliteti prapanik rrezikon të cënojë dashurinë e dy të rinjve.

"Tana" do të kujtohet jo vetëm si produkti i parë i kinematografisë shqiptare, por edhe për skenën e shumëpërfolur të puthjes mes një çifti.

Bashkëlidhur më poshtë, paraqitet kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës (06.09.1958) drejtuar Kryeministrisë, për aprovimin e një fondi shpërblimesh për kastën e këtij filmi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco