Më 16 korrik 1921 përfundoi mandatin si kryetar i parlamentit, Pandeli Evangjeli

Më 16 korrik 1921 përfundoi mandatin si kryetar i parlamentit, Pandeli Evangjeli

07:17, 16/07/2022
A+ Aa A-

Më 16 korrik 1921, përfundoi mandatin si kryetar i parlamentit shqiptar, Pandeli Evangjeli.

Evangjeli ishte njohës i mirë i arenës ndërkombëtare. Qe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të kolonisë së Bukureshtit. Pas ardhjes në Shqipëri, Evangjeli do të mandatohej si deputet i prefekturës së Korçës dhe më pas, si kryetari i parë i parlamentit shqiptar. Seancat parlamentare që do të drejtonte, do të sillnin një revolucionarizim të kulturës politike. Krahas kërkesave për fqinjësi të mirë, në këto seanca u pranua për herë të parë nga deputët që të hiqej dorë nga titulli "bej", që do të zëvendësohej me fjalën "zotëri".

Fryma e debatit parlamentar u shtua, jo vetëm në kërkimin e të drejtave dhe të lirive të shtetasve shqiptarë (në kufijtë administrativ), por edhe në mëtimin për të drejtat e bashkëkombasve nga Kosova.

I gjendur para fakteve të reja të represionit serb dhe me krijimin e koalicionit të përfaqësur nga Iljaz Vrioni, Envangjeli do të pranonte propozimin që të bëhej ministër i Punëve të Jashtme. Detyrat e tij si kryeparlamentar, i kaluan Eshref Frashërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco