Irène Joliot-Curie: Vajza e Marie Curie që shpëtoi miliona jetë me zbulimin e saj revolucionar

Irène Joliot-Curie: Vajza e Marie Curie që shpëtoi miliona jetë me zbulimin e saj revolucionar

08:54, 02/05/2022
A+ Aa A-

Të gjithë e njohim Maria Curie por sa dimë për kontributin e vajzës së saj për njerëzimin, e cila ndoqi gjurmët e prindërve të saj në kërkime shkencore?

 Irène Joliot-Curie dhe burri i saj Frédéric Joliot-Curie, zbuluan radioaktivitetin artificial, duke e bërë atë gjërësisht për kërkime që çuan në trajtime të rëndësishme mjekësore.

Për këtë sukses çifti mori Çmimin Nobel në Kimi në vitin 1935.

 Irène Joliot-Curie lindi në 1897 në Paris.

Ajo ishte vajza e madhe e familjes dhe nëna e saj Marie Curie kishte vendosur t’i ofronte asaj arsim të lartë.

Marie Curie, e pakënaqur me mundësitë që kishte, krijoi fondacionin ‘The Cooperative’ ku jepnin mësim mësuesit më të dalluar në Francë.

Kështu vajza e saj Irène Joliot-Curie, e cila tregoi një prirje të hershme drejt matematiëks dhe shkencës filloi të merrte mësime gjithashtu dhe në shkencat humane, në gjuhët e huaja dhe në arte.

Ajo vazhdoi të studionte  për shkencat në Universitetin e Sorbonës, por studime te saja u ndërprenë për shkak të Luftës së Parë Botërore , gjatë së cilës Irène Joliot-Curie  formoi klasa për infermierët.

Gjatë kësaj periudhe ajo ishte pjesë e një strukture në Belgjikë, ku u mësoi mjekëve se si të përdornin rrezet X për të gjetur fragmente të ushtarëve të plagosur.

Pas luftës ajo u diplomua në Matematikë dhe Fizikë dhe më pas punoi si asistente e nënës së saj në Insitutin e themeluar nga prindërit e saj.

 Në vitin 1925 ajo përfundoi disertacionin e doktoraturës.

Në fund të studimeve ajo u takua me inxhinierin e ri kimist Frédéric Joliot, me të cilin u martua në vitin 1926.

Ata morën vendimin revolucionar, për të dhënat e kohës, pasi ata vendosën të merrnin mbiemrin e njëri-tjetrit.

 Çifti filloi të bashkëpunojë në kërkimin e bërthamës atomike , duke përdorur rezervat e poloniumit të Marie Curie dhe duke bërë zbulime të rëndësishme .

Por zbulimi i tyre më i rëndësishëm ishte radioaktiviteti artificial , pasi radioaktiviteti në formën e tij natyrore ishte jashtëzakonisht i rrallë. 

Falë këtij çifti, prodhimi i radioaktivitetit u bë mjaft ekonomik, i shpejtë dhe masiv për të përmbushur nevojat e kërkimit shkencor. 

Nëse nuk do të ishte zbulimi i Joliot-Curie, ne mund të mos kishim pasur, shumë nga trajtimet moderne të kancerit që shpëtojnë jetë.

Por si nëna e saj Marie Curie dhe Irene vuajti nga ekspozimi afatgjatë ndaj radioaktivitetit dhe u diagnostikua me leuçemi.

 Megjithëse kontributi i saj tani i ka dhënë një goditje të madhe kancerit, është pothuajse ironike që në kohën e saj nuk kishte mundësi trajtimi për të ndaluar përparimin e sëmundjes, duke rezultuar në vdekjen e saj në mars 1956, në moshën 59 vjeçare .

Irène Joliot-Curie mund të mos jetë aq e njohur sa nëna e saj, por kontributi i saj ka qenë në fakt i dyfishtë: si në shkencë ashtu edhe në të drejtat e grave , për të cilat ajo ka luftuar me pasion, duke i bërë thirrje vazhdimisht Akademisë së Shkencave që të ta pranojë, edhe pse deri atëherë rregulloret e saj nuk parashikonin anëtarë femra.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco