Si sot, 26 prill 1915 u firmos Traktati Fshehtë i Londrës

Si sot, 26 prill 1915 u firmos Traktati Fshehtë i Londrës

14:40, 26/04/2022
A+ Aa A-

Më 26 prill të vitit 1915 u nënshkrua “Traktati i Fshehtë i Londrës”, një marrëveshje e fshehtë në mes të fuqive të Antantës (Britanisë, Francë dhe Rusisë) dhe Italisë.

Ky plan famëkeq, nëse do të realizohej do të ndante Shqipërinë në disa pjesë pasi në 2 nene të traktatit parashikohej:

Neni 5 i traktatit parashikonte që bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug, përfshirë edhe Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi.

Neni 6, Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë.

Më tej edhe me Nenin 7, shkruhej se: "Italia detyrohej të mos e kundërshtojë dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë, që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme, do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nënprotektorat të Italisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco