VIDEO-SYRI TV/ Botohen dy fjalorët e gjuhës shqipe për fëmijë, Rrokaj: Qëllimi për të përvetësuar gjuhën

17:51, 22/04/2022
A+ Aa A-

 Kanë njohur dritën e botimit ‘Fjalori i gjuhës shqipe i ilustruar’ për fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe ‘Fjalori i gjuhës shqipe’ për 12 vjeçarët. Autorët e këtij botimi Shezai Rrokaj dhe Anila Kananaj pohuan se qëllimi kryesor i këtij fjalori është të mësuarit e shqipes dhe përvetësimi i saj edhe nga fëmijët e emigrantëve.

Nga SYRI TV

‘Fjalori i gjuhës shqipe të ilustruar për fëmijët e  moshës 5-11 vjeç dhe Fjalori i Gjuhës shqipe për 12 vjeçarët sapo kanë njohur dritën e botimit.  Sipas prof. Shezai Rrokaj, bashkautor i këtij botimi, fëmijët e kanë të vështirë qoftë konceptualisht, qoftë edhe për të shfrytëzuar fjalorët e mëdhenj që ka gjuha shqipe, ndaj qe e udhës nevoja për të asimiluar dhe përvetësuar gjuhën standarde.

Puna për fjalorët ka qenë 7 vjeçare, pasi botimi është mbështetur në ligjërim e që synon të përdoret në mënyrë praktike nga nxënësit, prindi, mësuersit dhe fëmijët në diasporë.

Fjalorët fotografojnë gjendjen aktuale të përdorimit të gjuhës, ndërsa ilustrimet ndihmojnë fëmijët e thjeshtësojnë kuptimin e fjalëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco