Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-SYRI TV/ Dramatikja dhe shpresa te ‘Duet për Solo’, Kiço Londo flet për konceptimin regjisorial

14:24, 21/04/2022
A+ Aa A-

Ajo quhej Stephanie Abrahams. Zonja me një dashuri të pakufizuar për muzikë, së cilës i kishte dedikuar jetën . E ndërsa bota kishte qenë mrekullisht e bukur edhe për të ëmën, që vështronte çdo çast përmes tingujve të muzikës, Stephanie ishte goditur nga skleroza e shumëfishtë. Kjo sëmundje e kishte detyruar të tërhiqej nga skena. Muzikantja humbet dashurinë e parë muzikën e ndërkaq, kjo nuk është e vetmja humbje për të. I shoqi e ka bindur muzikanten të vizitohet te doktor Feldmann, i cili përmes pyetjesh i ngre asaj qindra mendime. Këtu zë fill edhe drama. Në serinë e gjatë të seancave  me psikiatrin e saj, Stephanie përballet me frikërat edhe pse vepra ndalet në një rivlerësim të gjithë jetës.

Shfaqja “Duet për solo”, që vjen nën interpretimin e aktorëve Laura Nezha dhe Alert Çeloaliaj, është sa drithëruese aq edhe shpresëdhënëse. I emocionuar nga pritja që i bëri publiku në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistikn “Jordan Misja”, regjisori Kiço Londo në një intervistë për Syri Tv tregon se si erdhi tek ai kjo vepër, për t’u përkthyer në shfaqje drithëruese.

Dinamika e skenave, ndjeshmëria e thellë e Stephanie-s që vuan e bërtet me zë dhimbjen, që shumë shpesh ngre kryet, e fton publikun të bëhet njësh me përjetimet e saj, ndërsa Londo zbulon detaje nga periudha përgatitore.

Trinomi i tingujve, ai i muzikantes, doktorit dhe heshtja që mbizotëron teksa shfaqet “Duel për solo” i japin tablosë së paraqitur për dashamirësit e artit shumëngjyrësh teksa ndjekin të befasuar hera-herës, kalimet nga një skenë në tjetër apo ndodhitë e befta. Regjisori thotë ase ka ruajtur individualitetin e shfaqjes. 

Vitet e fundit Shqipëria është përballur me dy situata mjaft të vështira. Gjithçka nisi me tërmetin e vitit 2019. Jetë të humbura, shtëpi të shkatërruara, zemra të thyera e lot pambarimisht të derdhur. Një vend që pësoi një dramë, e cila do të feksë gjatë në kujtesën e gjithsecilit. Pas kësaj e keqja e padukshme iu avit botës, e për pasojë edhe Shqipërisë. Një virus i padukshëm depërtoi te njerëzit. Shumë s’e fituan betejën, ndërsa të tjerë vazhdohen t’i gëzohen jetës. Nëpër udhët e të djeshmes e së sotmes, jeta ka të pigmentuar grima dramash, ndërsa shfaqja i flet fort realitetit e pakteve me pushtetin.

Sa herë që përmendet emri i Kiço Londos, menjëherë na vjen në mendje imazhi i teatrit.  Ai pat ndërtuar institucionin e katharsisit shpirtëror, regjisori dhe promovues i të rinjve në skenë e regji i dha të tjera dimensione teatrit, e megjithëse teatri shëtitës “Çajupi” nuk ka ende një vendndodhje fizike, Londo tregon se si po procedohet për një hapësirë, që deri tani nuk ka munguar ndonëse nuk është fikse.

Mikpritjen me shfaqjen regjisori e ka ndjerë në çdo lëvizje nëpër qytete. Prej vitesh në teatrin i  Krujës ishte harruar, ndërsa zemrat e dashamirësve të teatrit i ngacmoi “Duel për Solo”. 

Kënaqësinë e publikut që ka shijuar shfaqjen, Londo e tregon me shumë dëshirë. Një vepër e mirë, e sjellë bukur nga vështrimi i regjisorit, e interpretuar mrekullisht nga aktorët, natyrisht që do të mbesë gjatë në kujtesën e gjithsecilit.

E nesërmja mbetet gjithmonë e panjohur. E tashmja hera-herës duket si bardhezi pa formë, në të cilën duhet të rrekemi të qëmtojmë për ngjyrat, ama e kanë njerëzit në dorë të shijojnë shumëçkanë e realitetit, duke shpresuar e duke kaluar edhe sfidat më të forta, siç bëri Stephanie.  

Gazetare: E. Xhemali

Op: Mersin Dervishi, Varfi

Mont: O. Qosja

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco