FOTO/ Prezantohen rezultatet e kërkimeve arkeologjike për vitin 2021

FOTO/ Prezantohen rezultatet e kërkimeve arkeologjike për vitin 2021

13:12, 16/04/2022
A+ Aa A-

Një ditë maratonë për arkeologjinë, njofton Akademia e Studimeve Albanologjike.

Arkeologë të disa brezave, nga ata që janë tërhequr nga jeta aktive akademike e deri te studentët që aspirojnë këtë fushë, ishin të pranishëm sot në Muzeun Arkeologjik, për të ndjekur rezultatet e kërkimeve përgjatë vitit 2021.

Një vit që shënoi kthimin në terren të arkeologëve pas pandemisë, por edhe gjatë asaj periudhe puna ka vazhduar sa mes studimit aq edhe laboratorit.

Ishin me interes pauzat e diskutimit pas ligjëratave, ballafaqimi i tezave të paraardhësve me ato të bashkëkohorëve, se si kanë ndryshuar terrenet dhe të dhënat nga sitet arkeologjike nga, për shembull, vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar e deri më sot.

Dhe në këtë konferencë kishte paraardhës që mbështesnin dhe përgëzonin kërkimet e arkeologëve aktiv, por ndanin edhe dilema e hamendësime.

Arkeologjia duket në avangardë të shkencave albanologjike për marrëdhëniet dhe shkëmbimin e pandërprerë me botën akademike ndërkombëtare, siç e treguan sot rezultatet e bashkëpunimit me specialistë italianë, francezë, gjermanë, grekë, amerikanë, që mbulojnë e kanë gjetur zbatim pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë.

Të gjitha ligjëratat do të botohen në një vëllim të posaçëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco