Më 15 prill 1936 doli për herë të parë revista 'Bota e Re'

Më 15 prill 1936 doli për herë të parë revista 'Bota e Re'

08:15, 15/04/2022
A+ Aa A-

Më 15 prill 1936, në Korçë doli për herë të parë revista “Bota e Re”, një revistë sociale, kulturore, letrare dhe ekonomike.

Qëllimi i revistës ishte t'i shërbente zhvillimit të kulturës dhe kristalizimit të studimeve të djalërisë shqiptare.

Revista, shpaloste plagët e rënda të shoqërisë së asaj kohe, shtronte çështjen e çlirimit të gruas dhe të mbrojtjes së lirisë dhe pavarësisë së saj në ato vite.

Revista “Bota e Re”, bëri përpjekje të mëdha për të zhvilluar një letërsi demokratike. Ajo kontribuoi ndjeshëm në formimin shpirtëror të intelektualëve, rinisë përparimtare dhe u bë mjaft e dashur për ta.

Dokumenti i mëposhtëm është faqja e parë dhe e dytë e revistës “Bota e Re”, që ruhet në bibliotekën e DPA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco