VIDEO-SYRI TV/ Filmi 'Dashuri dhe turbulenca', historia e një biznesmeni dhe 3 stjuardesave

14:48, 09/04/2022
A+ Aa A-

Pas suksesit me shfaqjen Boing-Boing, “Dashuri dhe turbulenca” është filmi më i ri i zhanrit komedi, që të mban të mbërthyer përmes notash humori dhe situatash të papritura, që ndodhin në shtëpinë-harem të biznesmenit të suksesshëm Edit. Tri fejesa me stjuardesat Kristina, Eleni dhe Françeska arrin t’i mbajë nën kontroll përmes asistentes së tij Fridës, ndërsa me mbërritjen e shokut të tij Danielit nga Amerika, gjithçka ndryshon. Amos Muji Zaharia zbulon arsyen pse e kthyen shfaqjen “Boing-Boing” në film.

Nga SYRI TV

Një natyrë në dukje e qetë, e megjithatë Edi është personazhi që duket sikur s’jeton dot pa telashe.

Emocionet për mirëpritjen e filmit nga publiku janë ende të ngrohta për aktorin.

Në sytë e artistes Yllka Mujo dhe së motrës Elia Zaharia zgjedhja për ta kthyer shfaqjen në film ishte e duhura, duke parë edhe reagimet pozitive të artdashëve të teatrit.

Ovacionet e dashamirëse të artit kanë përkëdhelur në përjetime të ëmbla emocionesh, aktoren Alesia Xhemalaj.

Një vajzë magjiplote në kërkim të dashurisë së vërtetë, stjuardesa shqiptare një natyrë sa tokësore aq edhe hyjnore, që përtej gjithçkaje dëshiron të ketë në krahë një zemër plot, për të ndarë jetën.

Filmi do të rrugëtojë në të gjitha kinematë, bën me dije aktori Gentian Zenelaj.

Djaloshi që trazon një pjesë të mirë të ngjarjes, ndihmues ndaj mikut të tij të ngushtë, Danieli vjen nën interpretimin e Gentian Zenelajt.

Po si ka qenë kjo periudhë për aktorin që e ndan jetën mes televizionit, teatrit dhe produksioneve filmike?

Publiku i di përmendësh batutat e Sara Kolamit. Stjuardesa greke, elegante e plot sharm krijon situata plot humor përgjatë filmit.

Një vajzë me mentalitet tjetër, ndërsa Kolami e quan rolin sfidë të realizuar me sukses.

Bashkëproducente në film, aktorja Rudina Dembacaj që luan edhe rolin e Fridës tregon udhën se si ia mbërritën ditës për ta kthyer shfaqjen në një film të suksesshëm.

Periudha përgatitore ka qenë e vrullshme e megjithatë gjithçka u finalizua ashtu siç aktorët dëshironin.

Aktorja është mrekulluar nga dashamirësia dhe pritja e publikut.

“Dashuri dhe Turbulenca” premton një fluturim të këndshëm drejt destinacioneve të thella të shpirtit përmes humorit të hollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco