Më 7 prill 1939, Shqipëria  u vu nën zgjedhën e Italisë fashiste

Më 7 prill 1939, Shqipëria u vu nën zgjedhën e Italisë fashiste

08:11, 07/04/2022
A+ Aa A-

Më 7 prill të vitit 1939, Shqipëria u vu nën zgjedhën e Italisë fashiste.

Në agun e asaj dite, ushtria fashiste italiane e përbërë prej rreth 40 mijë forcash tokësore dhe 150 mjetesh fluturuese, ndërmori një sulm ndaj vendit tonë, duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Mes qendrestarëve që organizuan një rezistencë të armatosur, ra në luftime oficeri i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, Mujo Ulqinaku, njofton Drejtoria e Arkivave.

Me nisjen e pushtimit, Mbreti Zog u shpërngul nga atdheu, i cili në vazhdim u bë pjesë e Perandorisë Italiane, si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Pushtimi italian ishte një fushatë e shkurtër ushtarake, e motivuar prej politikave imperialiste të Benito Musolinit. Parë nga këndvështrimi gjeostrategjik, Shqipëria qe prej kohësh një referencë me rëndësi për vendin fqinj.

Teksa, Gjermania naziste aneksoi Austrinë dhe u zhvendos kundër Çekosllovakisë, Italia iu druajt mpakjes së peshës së saj në radhët e Paktit të Çelikut.

Po ashtu, pas pushtimit të beftë të Çekosllovakinë më 15 mars 1939, Musolini vendosi të vepronte në të njëjtën linjë, duke aneksuar Shqipërinë. Megjithatë kjo politikë u qortua nga Mbreti Viktor Emanueli i III-të i Italisë, i cili e cilësoi planin për pushtimin e Shqipërisë, si një rrezik të panevojshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco