Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-SYRI TV/ Çelet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare ekspozita libra, drejtime, botime

14:50, 06/04/2022
A+ Aa A-

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është çelur ekspozita me libra e dorëshkrime të vjetra bullgare, si dhe përmbledhje orientale. Pirro Misha, drejtori i këtij institucioni bëri me dije se në bibliotekën e Sofjes, do të hapet një kënd për librin e letërsinë shqipe.

Nga Egla Xhemali-SYRI TV

Një udhëtim në shekuj drejt letërsisë bullgare, dorëshkrime me të vjetra dhe përmbledhjet orientale, të gjitha hapin dyert e njohjes së lexuesit me këtë kulturë përmes ekspozitës “Libra, drejtimet, botimet”, e hapur me rastin e 140-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Shën Cirilit dhe Metodit, tashmë e çelur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Drejtori i këtij institucioni Pirro Misha,  pu ndal te marrëveshja mes dy bibliotekave, ndërsa bëri me dije se në bibliotekën e Sofjes, do të hapet një kënd për librin e letërsinë shqipe.

Mes thesareve të hershme që kanë mbërritur në Shqipëri, mundësuar nga departamenti i dorëshkrimeve dhe i librave të vjetër të shtypur, drejtoresha e bibliotekës kombëtare të Bullgarisë, Krasimira Aleksandrova tregoi për apostujt dhe koleksionin e tretë më të madh në botë të dokumenteve osmane.

Në departamentin e dorëshkrimeve të librave të vjetër ju mund të shikoni Apostullin Enina, që është një dokument nga fundi i shek të 10-të dhe fillimi i shekullit të 11-të, 4 ungjijtë e dubreshovës nga fillimi i shek XIII, apostulli Palimsest e Menaionit Dragotinian nga fundi ui shek 12.

Madhështia dhe harmonia e artit kaligrafik reflektoi në disa nga veprat më të pasura të traditës së dorëshkrimit të ortodoksisë që do të shikoni në ekspozitë. Departamenti i ruan koleksionin e 3 më të rëndësishëm në botë  prej dokumenteve osmane, tepër të rëndësishme për historinë bullgare, janë akti i sulltanit Abdul Aziz për emërimin e Mitropolitit të Vidinit Antim I për ekzarkun e parë bullgar, si dhe firmaqnin për hapjen e fabrikës së par bullgare të Dobri Zhelayazkov nga qyteti i  Slivenit.

Në ekspozitë gjenden edhe transkriptet e veprave të autorëve të hershëm arabë, dorëshkrimet persianet shtypura në turqishten osmane. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në Bibliotekën Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco