Më 19 dhjetor 1918, Kongresi i Tiranës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar

Më 19 dhjetor 1918, Kongresi i Tiranës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar

07:10, 20/12/2021
A+ Aa A-

Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës

U mbajt në vazhdën e veprimeve për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar, për të arritur konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Të gjitha zhvillimet çuan në organizimin e Kongresit të Lushnjës, më 28-31 janar 1920.

Në organizimin e Kongresit të Tiranës, një rol të rëndësishëm luajti ish-nënprefekti Rauf Fico. Në mbledhjen e mbajtur në zyrën e Rauf Ficos, më 7 dhjetor 1918, ku mernin pjesë Sotir Peçi, Abdyl Ypi, Ismail Ndroqi, Mytesim Këlliçi, Sinan Hoxha, Myslim Beshiri dhe Rauf Fico, u vendos që të thirreshin qarqet Elbasan, Peqin, Kavajë, Durrës, Mat, Dibër, për të biseduar për bashkimin e këtyre viseve.

Nga dokumentet që janë në arkiv në lidhje me Kongresin e Tiranës eshte ftesa e hartuar për t’u dërguar delegatëve që do të ftoheshin në kongres dhe përgjigjen e delegatëve të Divjakës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco