'Republika e Brekëve,' premierë në Teatrin e Pejës

'Republika e Brekëve,' premierë në Teatrin e Pejës

13:55, 25/11/2017
A+ Aa A-

Nën regjinë e Jeton Ahmetajt, mbrëmë u shfaq në teatrin “Istref Begolli” të Pejës, komedia “Republika e Brekëve”.

Shfaqja e realizuar me ndihmën e asistentëve të regjisë, Agon Bala dhe Flormed Shabanaj, tregon vështirësitë financiare të një çifti bashkëshortor, që detyrohet të japë me qira një dhomë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Pasi zonjës së shtëpisë i bien brekët në tubimin elektorat të presidentit, ata nisin të marrin oferta për këtë dhomë nga një poet, shkencëtar dhe një berber”, ka thënë shkurt Ahmetaj, lidhur me komedinë.

Fitore Broqi, Flormed Shabanaj, Agon Bala, Herodita Ramshaj, Fisnik Sykaj, Luan Daci, Shpresa Salihaj dhe aktori mysafir, Veton Osmani, janë aktorët që do të luajnë në këtë komedi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco