ZYRTARE: ‘Godet’ Partizani, transferon një tjetër sulmues

ZYRTARE: ‘Godet’ Partizani, transferon një tjetër sulmues

15:50, 22/09/2017

Partizani ka nënshkruar me sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Jasir Asani.

Lojtari nga Tetova i cili sezonin e kaluar ka luajtur me Vardarin dhe Shkupin, ka mbërritur në Tiranë këtë të premte pasi do të hedhë firmën e tij me “Demat e Kuq”.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë lojtari i cili në rrjetet sociale njoftoi fansat e tij për klubin e ri ku do të vijojë karrierën e tij në Shqipëri.

Tashmë Partizani ka luksin për të pasur në skuadër 3 sulmues cilësorë si: Jasir Asani, Xhevahir Sukaj dhe Edgar Çani.

Kujtojmë që për shkak se është mbyllur merkatoja, Asani fillimisht do të regjistrohet tek Partizani B dhe më pas do të kalojë tek skuadra e parë.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco