Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hakerët zbulojnë detajet e kontratës së James Rodriguez me Bayern, ja sa fiton

Hakerët zbulojnë detajet e kontratës së James Rodriguez me Bayern, ja sa fiton

11:07, 19/08/2017

Football Leaks ka zbuluar se Bayern i Munihut do t’i paguajë 6.5 milionë euro në sezon kolumbianit James Rodriguez për dy vjetë e huazimit nga Real Madrid.

Sipas informacionit të publikuar nga Der Spiegel, James do të fitojë 13 milionë euro neto gjatë qëndrimit në Bundesligë.

Shuma është e barabartë me 541,670 euro në muaj, ndërkohë që klubi paguan të gjitha taksat për të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

James do të fitojë edhe 250 mijë euro plus nëse shënon e pakta 12 gola në sezonin e parë në Gjermani, plus 250 mijë të tjera nëse tund njëzet herë rrjetën.

Bayern ka rënë dakord t’i paguajë 13 milionë Realit për dy vitete e huazimit të lojtarit, me këstin e parë që duhet shlyer deri më 15 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco