Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shpërthejnë bastet për golashënuesin më të mirë të Serie A, surprizë lojtari i kuotuar më shumë

Shpërthejnë bastet për golashënuesin më të mirë të Serie A, surprizë lojtari i kuotuar më shumë

20:10, 18/08/2017

Do të jetë Mauro Icardi golashënuesi më i mirë i Serisë A për sezonin e ri sportiv 2017-2018. Kështu besojnë bastexhinjtë, që në mazhorancë kanë vendosur sulmuesin e Interit si favoritin për të fituar trofeun e golashënuesit.

Kuotat e basteve tregojnë se Icardi kuotohet me 6,00 për këtë trofe, duke lënë pas një tjetër sulmues argjentinas, Gonzalo Higuain të Juventusit.

Më pas renditen sulmuesit Ciro Immobile (Lazio) dhe Dries Mertens (Napoli), që vjet u rendit i dyti. Mes kandidatëve është edhe sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, ndërsa vetëm i gjashti Edin Dzeko (Roma). Boshnjaku është golashënuesi i sezonit të fundit, por që nuk preferohet nga bastexhinjtë, që e renditin të gjashtin në listë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco