Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trajneri i Barcelonës ‘kërcënon’ Realin pas humbjes

Trajneri i Barcelonës ‘kërcënon’ Realin pas humbjes

10:57, 17/08/2017

Valverde mendon se Reali nuk është skuadër e pamposhtshme.

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5:1 për ta fituar Superkupën e Spanjës. “Los Blancos” fituan 3:1 në “Camp Nou” dhe 2:0 në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht formës fantastike të rivalit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk mendon se ata janë ta pamposhtshëm.

“Humbëm një titull. Ata e nisën mirë ndeshjen dhe duhet të pranojmë se ishin më të mirë në sfidën e dytë. Duhet të rikuperojmë sa më parë energjitë pasi që La Liga po fillon dhe ta lëmë pas këtë humbje që është e hidhur, natyrisht”, tha Valverde.

“A janë ata të pamposhtshëm? Kjo i takon tashmë të kaluarës. Nuk ka ekipe të pathyeshme. Nuk ka siguri në këtë sport dhe një ditë të gjithë do të humbasin. Ndodh me ne, do t’i ndodhë edhe Madridit si dhe të tjerave”, shtoi ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco