FIFA nis hetimet, gjigantët botëror përdorën doping në Botërorin ‘Brazil 2014’?

FIFA nis hetimet, gjigantët botëror përdorën doping në Botërorin ‘Brazil 2014’?

10:10, 25/06/2017

Kombëtarja e Rusisë është duke u hetuar për doping. Tre vite pas Kupës së Botës “Brasil 2014”, FIFA ka nisur hetimet pasi dyshon që skuadra dikur e drejtuar nga Fabio Capello ka përdorur substanca të ndaluara, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Sipas raporteve të fundit janë duke u hetuar një listë me 23 lojtarë dhe mbi 1000 njerëz të tjerë pjesë e stafeve që ka ndikuar në përdorminin e këtyre substancave.

Organi qeverisës botëror dëshiron të hetojë nëse futbollistët ishin pjesë e programit doping të sponsorizuar nga shteti, i cili ka ndikuar në atletikë, not dhe peshëngritje.

Kujtojmë që Rusia në Kupën e Botës mori një humbje dhe dy barazime duke u eliminuar nga faza e grupeve, ndërsa më pas u shkarkua edhe trajneri italian Fabio Capello.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco