Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Sokol Cikalleshi vazhdon të çmend Turqinë, vulos fitoren e Akhisarit

VIDEO/ Sokol Cikalleshi vazhdon të çmend Turqinë, vulos fitoren e Akhisarit

22:34, 22/05/2017

Sokot Cikalleshi nuk di të ndalet në kampionatin turk, teksa vijon të shënojë rregullisht. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren që Akisarspori arriti të marrë në shtëpi duke mposhtur 3-0 Alaniaspiorin.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi golin e dytë të kësaj ndeshje në minutën e 69’, duke i dhënë siguri Akisarit për të marrë fitoren e radhës në kampionat. Cikalleshi luajti për 90 minuta në këtë përballje teksa forma e tij vjen gjithnjë e në rritje para ndeshes me Izraelin, duke e gëzuar Xhani De Biazin pasi sot shënoi golin e gjashtë shkruan Sportal.

Ndërkohë, me këtë fitore ekipi i Akisarsporit ngjitet në vendin e 7-të në renditjen me 45 pikë, duke siguruar matematikisht mbijetesën, teksa në muajin janar ishte e rrezikuar për të rënë nga Superliga turke.


Sokol Cikalleshi Goal HD - Akhisar Belediye 2... by LiveFootball28

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco