Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Barcelona merr një vendim të fundit për Messin

Barcelona merr një vendim të fundit për Messin

10:36, 24/01/2017

Rinovimi i kontratës së Messit me Barcelonën tashmë është vetëm çështje ditës pasi argjentinasi nuk do të largohet nga klubi katalanas.

Sekretari i Barcelonës, Robert Fernandez në një intervistë për “RAC1” ka dhënë lajmin e madh për tifozët katalanas pasi Messi do të qëndrojë në ‘Camp Nou’, shkruan “Mundo Deportivo”

“Pas Luis Suarezit, Neymarit, Sergio Busquetsit dhe Javier Mascheranos, edhe Lionel Messi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën. Unë jam shumë i qetë pasi ai do të vazhdojë me ne”, u shpreh ai duke zbuluar klubin e ardhshëm të argjentinasit.

 Gjithashtu përveç Messit, ai ka konfirmuar se klubi po shqyrton mundësinë e rinovimit me Iniestan dhe Andre ter Stegenin./ SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco