Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bomberi i Kombëtares shqiptare refuzon ofertën 1 milion euro në sezon nga Shakthar Donjesk

Bomberi i Kombëtares shqiptare refuzon ofertën 1 milion euro në sezon nga Shakthar Donjesk

20:55, 10/01/2017

Merkato e Janarit ka ditë që është hapur zyrtarisht dhe shuam skuadra dhe lojtar po ndërhyjnë për të gjetur vendin dhe lojtarin e duhur për pjesën e dytë të sezonit.

Jashtë kësaj merkatoje nuk kanë ngelur as lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Ditën e sotme një burim i tha Syri.net se sulmuesi bomber i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka refuzuar në ofertë të majme nga skuadra e njohur ukrainase.

Cikalleshi ka refuzuar ofertën prej 1 milion eurosh në sezon të Shakthar Donjesk.

Bomberi kavajas i ka kërkuar skudrës së madhe 1.5 milion euro në sezon, çka është refuzuar nga presidenti i klubit. Cikalleshi që prej dy sezonesh luan tek skuadra turke e Bashak ShehirSpor merr një pagë prej 650 mijë eurosh në sezon.

Aktivizimi i pakët në sezonin e fundit ka lënë përshtypjen sikur Cikalleshi do të largohej nga kampionati turk por vet lojtari ka mohuar në mënyrë kategorike lajmi për një largim të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco