Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestohet agresori i trajnerit të Tiranës. Ja emri

Arrestohet agresori i trajnerit të Tiranës. Ja emri

12:53, 22/03/2018

Policia e Tiranës ka arrestuar 47-vjeçarin që sulmoi dhe kërcënoi me thikë trajnerin e Tiranës U-17, Migen Memelli.

Abdyl Çeku është ndaluar nga policia për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj trajnerit të ekipit të moshave të Tiranës.

 “Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë pasi është konfliktuar duke e goditur me grusht,  trajnerin e ekipit të moshave të Tiranës për shkak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore “Skënder Halili”.

Materialet proçeduariale do t'i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco