Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

LIVE Kategoria e Parë, Grupi A/ Mbyllen pjesët e para, Besa bën surprizën në Krujë

LIVE Kategoria e Parë, Grupi A/ Mbyllen pjesët e para, Besa bën surprizën në Krujë

15:13, 24/02/2018

Po luhen tre sfida të Kategorisë së Parë, Grupi A, të vlefshme për javën e 17-të. Këto sfida janë Korabi-Besëlidhja, Kastrioti-Besa dhe Egnatia-Burreli.

Kastrioti kryesues do të ndeshet me vendin e fundit, Besën. Dy skuadra me emër në futbollin shqiptar, por që kësaj radhe luftojnë për objektivat të ndryshme, Kastrioti për Superioren dhe Besa për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Korabin dhe Besëlidhjen i ndan vetëm 1 pikë në renditje. Lezhjanët kanë 1 pikë më shumë, por dibranët kërkojnë fitoren në fushën e tyre për ti parakaluar ata.

Edhe Egnatia-Burreli është gjithashtu një sfidë mes dy ekipeve me objektiva të ndryshëm. Egnatia ndodhet në vendin e tretë ndërsa Burreli në të parafundit.

LIVE Korabi 1-0 Besëlidhja (Veliaj 37′)

LIVE Kastrioti 0-1 Besa (Pasha 34′)

LIVE Egnatia 0-0 Burreli

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco