Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Reali bën çmendurinë për të transferuar Neymarin, tërbohet Ronaldo

Reali bën çmendurinë për të transferuar Neymarin, tërbohet Ronaldo

10:00, 30/01/2018

Real Madrid është treguar i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në planet vetëm që braziliani të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, “Los Blancos” është gati të shpenzojë rreth 300 milionë euro për të marrë kartonin e tij, shkruan SYRI.net

Florentino Perez thuhet se është i fiksuar pas Neymarit që kërkon t’i ofrojë lojtarit një pagesë 50 milionë euro në sezon.

Kjo ide e Perez mund të krijojë konflikt ndërmjet tij dhe Ronaldos që fiton vetëm 25 milionë euro në sezon dhe kërkon përmirësim të pagesës.

Por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen nuk mendon që të investojë për një lojtar që ka mbushur 32 vjeç.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco