Barcelona provon humbjen, Messi fal, por Espanjoli jo

Barcelona provon humbjen, Messi fal, por Espanjoli jo

22:57, 17/01/2018

Barcelona ka pësuar humbjen e parë pas 30 ndeshjeve këtë sezon, duke humbur në derbi nga Espanyol.

Katalanasit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi Melendo në minutën e 88-të.

Përpara se Espanjoli të shënonte, Lionel Messi humbi një penallti, e cila u prit nga portieri kundërshtar.

Barcelona ka mundësi që ta përmbysë këtë rezultat, kur pas një javë e pret rivalin e qytetit në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco