E pranon gazeta madrilene: Largohet Ronaldo, transferohet tek...

E pranon gazeta madrilene: Largohet Ronaldo, transferohet tek...

09:51, 15/01/2018

E përditshmja pranë klubit madrilen “AS” e pranon se Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu” për të shkuar tek Manchester United.

Pas finales së Cardifit kundër Juventusit, ku fituesi i Topit të Artë shënoi dy gola, presidenti i klubit, Florentino Perez i kishte premtuar përmirësim të kontratës.

Megjithatë, ky rinovim nuk ka ardhur pavarësisht faktit se lojtari ka bërë disa thirrje për vëmendje.

Sipas gazetës së lartpërmendur, klubi anglez tashmë është në dijeni për dëshirën e portugezit për t’u kthyer në ekipin në të cilin luajti nga 2003 deri në 2009 dhe vendimi i është komunikuar tashmë disa kolegëve.

Ai gjithashtu e konsideron të padrejtë të mos paguhet sa Messi dhe Neymar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco