Icardi paralajmëron dështimin: Kujdes, edhe dy fite më parë...

Icardi paralajmëron dështimin: Kujdes, edhe dy fite më parë...

08:55, 20/11/2017

Mbrëmjen e djeshme Interi mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Atalantës dhe tashmë ndodhet vetëm 2 pikë larg kryesuesve të Napolit.

Icardi ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar me kokë, por edhe shumë raste të tjera, që nuk përfunduan në rrjetë.

Pas ndeshjes, kur pyetet për mundësitë që ka Interi për ta fituar titullin e Serisë A, Icardi i referohet situatës ku gjendej skuadra dy vite më parë.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duhej të merrnim tri pikët dhe ia dolëm. Gjithçka varet nga këmbët tona. Për Krishtlindje, dy vite më parë, kryesonim renditjen, pastaj u rrëzuam. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe në muajin maj të shohim nëse do të jemi të aftë për të qëndruar në majë. Objektivat personale? Të kthehem në Champions me Interin, pastaj do të mendoj për Botërorin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco