Edhe pse në vend të dytë, Duro përsëri ka ankesa

Edhe pse në vend të dytë, Duro përsëri ka ankesa

16:17, 19/11/2017

Trajneri i Flamurtarit u shpreh i kënaqur me 3 pikët në takimin e marra në sfidën me Lushnjën, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen e skuadrës së tij.

Duro pranoi se në Superiore nuk ka më skuadra të lehta dhe se mund të lësh dhe marrësh pikë ndaj kujtdo.

“Sigurisht që ishte një fitore e vuajtur, sepse ndeshjet nuk fitohen në gazeta, por në fushën e lojës. Kategoria Superiore është shumë e ekuilibruar dhe nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, sepse mund të fitosh me këdo dhe të humbësh me këdo. Gjithsesi, jam i bindur që ne e merituam fitoren, sepse ishim më lart dhe dominues ndaj kundërshtarit”, tha Duro.

Edhe këtë herë, Duro nuk i ndali ankesat, por ndryshe nga herët e tjera, kur në shënjestër përfundonin arbitrat, sot trajneri i Flamurtarit e kishte me kalendarin.

“Lodhja në këmbët e futbollistëve ndikoi edhe në dëmtimin e Bushiçit, por edhe në intensitetin e lojës. Me daljen e kroatit, u detyruam të bëjmë disa ndryshime për t’iu përshtatur kundërshtarit. Nuk jam aspak i kënaqur me kalendarin, sepse ne vinim në këtë takim, 3 ditë pasi luajtëm me Skënderbeun, ndërsa Lushnja kishte 15 ditë që pushonte”, u shpreh trajneri vlonjat, i cili me fitoren e sotme e ka ngjitur Flamurtarin në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco