Varfëria epike në Pashtresh dhe...ëndrra evropiane si ndihmë

Varfëria epike në Pashtresh dhe...ëndrra evropiane si ndihmë

08:25, 20/02/2017
A+ Aa A-

Realiteti është i prekshëm vetëm pak kilometra larg Elbasanit. Familja Qosja me banim në Pashtresh të Njësisë Administrative Gjinar jeton në varfëri ekstreme.

Shtëpia është gati ti zërë poshtë. Mbajnë shpirtin gjallë me barishte dhe me ndonjë dorë miell.

Kryefamiljari Pren Qosja është i mundur nga jeta. Gjithë përpjekjet nuk e nxorën dot nga skamja e tani pothuaj është dorëzuar.

Jeton bashkë me nënën, gruan dhe djalin. Tani pret edhe një fëmijë tjetër.

Kur të bie e keqe hapi derën thonë. Sikur të mos mjaftonte kjo varfëri, nëna është e sëmurë dhe nuk mund të blejë ilaçe. Mjekohet me barna popullore.

Bashkëshortja shtatzënë ka përfunduar në spital pasi ka marrë të ftohur. Gjithçka shkon keq, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pa asnjë fije shpresë në shpirtin e sfilitur nga kjo varfëri.

Kërkojnë një dorë, një mbështetje sa të heqin nëpërkëmbë këtë makth e të ngjajnë si njerëz një ditë.

Zona është e varfër dhe i ka ndihmuar me sa të munden. Ndaj luten dhe bëjnë apel për ndihmë…Ndoshta i ndihmon ëndrra jonë evropiane. Por ata (europianët) kanë dëshmuar se e përbuzin mjerimin. Infoelbasani.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco