Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Azilkërkuesit, ambasadorja holandeze i shkon Xhafajt në zyrë

Azilkërkuesit, ambasadorja holandeze i shkon Xhafajt në zyrë

12:44, 21/09/2017
A+ Aa A-

Nisur nga fenomeni shqetësues i azilkërkuesve shqiptarë, ambasadorja e Holandës Dewi van de Weerd shkoi sot në Ministrinë e Brendshme për t'u takuar me ministrin e ri Fatmir Xhafaj. Ambasadorja shoqërohej nga oficeri i kontaktit pranë misionit.

Burimet zyrtare njoftuan se temë e diskutimit qenë azilkërkuesit në Holandë dhe ambasadorja u interesua me masat që ka marrë Policia e Shtetit për ta frenuar fenomenin.

Ministri Xhafaj e njohu Ambasadoren me luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe parandalimin e azilkërkimit, një sërë masash në forcimin e regjimit kufitar. “Një tjetër masë, - tha ministri, - do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në Pikat kufitare”.

Ambasadorja vlerësoi punën e kryer si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes policive në të dy vendet. Gjithashtu ajo u shpreh e gatshme për të mbështetur prioritetet e reja të Ministrisë së Brendshme, përmes asistencës teknike dhe logjistike.

Ambasadorja shprehu besimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen dhe palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mira arapi21/09/2017 14:45

Qe te marrim vlersime te tilla duhen njerzit e duhur,sa mire qe u vendos ky vettingu qe te kemi ndryshime te mira per vendin ton

Nertila Bylykbashi21/09/2017 14:07

Mbeshtetja e nderkombetareve eshte thelbesore per vazhdimesine e realizimit te strategjise ne Ministrine e Brendshme. Personalisht e shoh shume pozitive kete levizje te ambasadores pasi tregon qe ajo beson se sugjerimet e saj kundrejt ministrit te ri do te merren parasysh dhe do te punohet per to.

Luljeta21/09/2017 13:45

Masat e tilla si lufta kundër drogës, krimit të organizuar dhe parandalimi i azilkërkimit, një sërë masash në forcimin e regjimit kufitar, do e cojne vendin tone shum para e do rritet akoma besimi se ky vend do behet ashtu sic e do, jo vetem populli yne por edhe nderkombetaret!

Greta Bolani21/09/2017 13:43

Po me njerezit e duhur do behen keto pune, te vleresohet cdo pozicion e te vendosen profesionist jo persona qe as nuk ja kane iden punes.

Blerim Daku21/09/2017 13:41

Shpresoj shume qe lajme te tilla kaq te mira dhe me kaq shume vlersime te jene gjithmon. Besoj dhe shpresoj qe koha kur nderkombetaret na permendin per kanbisin e mbjell ka marre fund

Neritan tani21/09/2017 13:39

Po do iknin njerezit e shkret, se me ate figre te krijuar si kolumbia e europes kesh do te qendroj me. Po mire qe vendosi njeriun e duhue ne ate ministri te shohim ndonje faktor vleresues per te permiresuar punen e policise.

Endri Lame21/09/2017 13:38

Nderkombetaret kan filluar tna shohin ndryshe. Kaq shume vizita jan vlersim. Duket qarte qe jemi permisuar

Tea Janku21/09/2017 13:36

Zoti Rama ka bere nje zgjedhje shume te mire. Njerzit puntor vlersohen keshtu po ndodh dhe me minstrin e ri.

Refat Lolaj21/09/2017 13:35

Me ne fund na njohin dhe te tjeret per mir. Na njoh europa per punen qe bejme.

Gledis Kodra21/09/2017 13:34

Po shyqyr qe erdhi nje njeri i punes ne kete ministri se ndryshe nuk do kishim me mbeshtetjen e nderkombetareve.

Shto koment

Denonco