Votoi rritjen e çmimit të ujit/ Reagon këshilltarja e përjashtuar nga LSI: Do bashkohem me PS

Votoi rritjen e çmimit të ujit/ Reagon këshilltarja e përjashtuar nga LSI: Do bashkohem me PS

18:41, 27/07/2017
A+ Aa A-

Genta Mezini, këshilltarja e përjashtuar sot nga grupi i këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Tiranë, ka reaguar për herë të parë lidhur me votën e saj ‘pro rritjes së çmimit të ujit’.

Në reagimin e saj, Mezini shrehet se votoi krejt e lirë dhe e pavarur prej imponimit politik, "për një projekt kaq ambicioz, që lidhet me furnizmin me ujë të kryeqytetit për 24 orë".

Ajo ka hedhur poshtë akuzat se “është blerë” dhe ka premtuar se votën në këshill do ta përdorë gjithmonë në interes të qytetarëve.

"Që nga ky moment, vota ime do të jetë pjese e grupit politik te Partise Socialiste", ka përfunduar Mezini.

Reagimi i plotë

Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore.

Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj..

Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete.

Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta perdor vetem ne te mire te interesave te komunitetit.

Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e deshperuara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partise Socialiste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tregu i gjs s gjall29/07/2017 00:28

Kjo nuk qenka blerë, por qenka shitur

Socialist qe ne fetus27/07/2017 23:48

Aman se mezi po te presim. Jo per gjë por derisa ja fute LSI se qe te bëri keshilltare je plotesisht "e besueshme" qe sja fut PSse neser. Tamam OMGJ. A mbaroi punë Eri. Tani ta shohesh se sa shume do te te " vleresojne " ne PS. Buçe gomisterie

Salvo27/07/2017 23:04

Nga menyra e: 1. Arsyetimit; 2. Perdorimit te gjuhes shqipe, me gabime trashanike, si njeri i fushes, jam i sigurt se si mjeke, e ka marre diplomen me paterica. Nga menyra se si shprehet ndaj forces politike te ciles i perkiste deri perpara me pak se 24 ore, duket se politikisht dhe partitisht eshte zhvirgjeruar me perpara, me gjase ne ditet e para pas 25 qershorit.

Shokodran27/07/2017 20:30

Per interes te popullit ti rritesh cmimin e.... kurve e mutit.

qenushe27/07/2017 20:01

Patjeter ,me ndihmen e shoqes lenka

votuesi27/07/2017 19:53

Po kjo kue.. eshte. E divorcuar nga burri merr burre tjeter.

Shto koment

Denonco