Listat e Bashës/ Berisha distancohet: Listat e Kryetarit jo të miat..

Listat e Bashës/ Berisha distancohet: Listat e Kryetarit jo të miat..

17:23, 27/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.
Berisha thotë se listat janë hartuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij.

Një qytetar i ka shkruar i shqetësuar Berishës mbi listën e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës së PD, ka patur reagime të shumta për shkak të emrave që janë futur si kandidatë.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi27/05/2017 20:45

bravo per listen..do fitosh

jurgen27/05/2017 20:12

esht gjeja me normale ne Bote c'fare ka bere Basha. Provo te mendosh ndryshe kunder Merkel, mos falsim per Kohlin qe ishte diktator ne CDU. Ra Mbreti rroft Mbreti ka qene dhe do mbetet. Pos pati nje Kaus dhe nje Drejtues nuk ralisohet objektivi. Nuk mund te ket kohe drejtuesi i nje Partie te merret me Kunderstaret e jashtem dhe te brendshem. Kunderstaret brenda Partive jan Mish per Top per Partite Kunderstare.

marjani27/05/2017 18:27

Plaku i mencur Sabri Godo, e ndante historine e shtetit modern shqiptar ne tre periudha: 1. Koha e Ahmet Zogut 2. Koha e Enver Hoxhes 3. Koha e Sali Berishes Per dy te paret biem dakord te gjithe!!! Ishin autoritare dhe diktatore te plotfuqishem ne shoqerine arkaike dhe aspak pluraliste shqiptare!!! Me Dr. Berishen puna ndryshon!!! Shoqeria eshte moderne, pluraliste, e lire dhe demokratike!!! Ama plaku Godo mendonte se cdo levizje me peshe madhore qe ndodh ne Shqiperi, induktohet dhe finalizohet nga Berisha!!!! Ekskluzivisht!!! Here si minimizim humbje, here si maksimalizim fitoreje!!! Besoj se Sali Berisha nuk do largohet nga politika , deri sa te shohe kryeminister nje lider te PDSH!!! Kjo eshte vepra apo sherbimi i fundit qe ai po vazhdon te beje per PDSH!!! Godo kishte dhe ka te drejte!!!

Bec Banuku27/05/2017 18:27

Ne demokracin e vertete nuk duhet te vendos kryetari partise per gjithecka,athere nuk quhet demokraci por diktature e vogel me pasoja te medha.Shumzohen me zero te gjithe komisionet dhe organet e partise per vendim marrje. Bashe do korre humbje jo te vogel

tosi27/05/2017 17:56

pikerisht per kete arsye o doktor duhen listat e hapura, sepse si basha edhe ti edhe rama i doni listat e mbyllura se ju duket vetja te plotfuqishem ne parti dhe qe deputetet tju vine mbrapa si delet

Palush marku nga mallakastra27/05/2017 17:56

O berish o trendafil o mrekulli shuqyr se lulashi ste ka harrue tyyyy ke pas fat se keta te rinija e han kollaj

cuf dabjoni27/05/2017 17:28

Nuk na duhet mendimi i askujt por i Statutit, i cili duhet te jete demokratik....te siguroje pjesmarrje e transparence. Partia nuk eshte prone e Kryetarit ...aq me teper kur ai eshte i katapultuar...

Shto koment

Denonco