Berisha këshilla Blushit: Je xheloz për Ramën, por kujdes se shkatërron dashurinë nga dole

Berisha këshilla Blushit: Je xheloz për Ramën, por kujdes se shkatërron dashurinë nga dole

22:28, 22/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deputetit Ben Blushi, pasi ky i fundit e përmendi gjatë kritikave për marrëveshjen PS-PD.

Përmes një fjale të shkurtër në Parlament, Berisha shpjegoi si mjek kritikat që bëri Ben Blushi ndaj pakti Rama-Basha.

“Ishte marrëveshje sipas të cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do ti përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen pasi jam shprehur se ajo është win-win story. Por do të them vetëm dy fjalë.

Jam mjek. Duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek do të shpjegoj. Xhelozia është sentimenti që lind nga dashuria dhe i cili përbëhet nga frika se personi i dashuruar preferon tashti dikë tjetër. Këshilla ime prapë medikale është kjo: Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, iu drejtua Berisha, Blushit. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco