Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Po bëjmë shtet, firma e Adriatik Zotkajt, 170 mijë USD pa paguar në OSHEE

FOTO/ Po bëjmë shtet, firma e Adriatik Zotkajt, 170 mijë USD pa paguar në OSHEE

15:07, 26/04/2017
A+ Aa A-

Disa preventivë të OSHEE-së të siguruara nga Hashtag.al, kanë zbuluar se kompania ‘Perla e Tomorrit’ (Albania Beverages Group), rezulton me 18 milionë lekë detyrime të papaguara në OSHEE, afro 170 mijë dollarë.

Në këtë kompani është aksionar kryesor kryetari i Bashkisë së Poliçanit, zoti Adriatik Zotkaj,  ndërsa më herët kanë qenë aksionarë dhe deputetët socialist Fidel Yli apo dhe Vladimir Kosta.

Preventivët e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Berat, zbulojnë se kjo kompani ka të paktën tre vite që nuk kryen pagesa për shpenzimet e energjisë elektrike.

Periudha kur kjo kompani rezulton debitore ndaj OSHEE-së përfshin dhe intervalin e viteve 2014-2015, kohë kur qeveria e rilindjes ndërmori një aksion total në mbarë vendin për likujdimin e detyrimeve.

Kjo kompani biznesi në të cilën rezultojnë aksionarë, disa figura të spikatura të rilindjes, duket se nuk i është nënshtruar rregullit dhe fushatës për shlyerjen e detyrimeve të energjisë, nisur tre vite më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shtet26/04/2017 15:42

cfare shteti po beni ju ripjellsat e ndyre duke vjedhur si te babazitur,plehra te pa ngopur ,populli vuan per minimalen e jeteses,per ti lare te gjitha keni

Shaba26/04/2017 15:31

Ta marrin vesh 1 milione qorrat, 1 milione shurdhet, 1 milion idiotet dhe 1 milion qelbesirat, se kush nuk e do ate mender vetting dhe ate mender reforme ne drejtesi qe eshte gatuar ne gjirizet e rilindjes. Keta nuk pjerdhin as per shtet dhe as per ligje!!! Keta i shtypin koken vetem fukarenjve dhe hallexhinjve te mjere qe e shesin voten per 10 euro.

Shto koment

Denonco