Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Njëri në burg, tjetri rrugës? Rama dhe Noriega, dy ‘Legjionarët e Nderit’ të Francës

Njëri në burg, tjetri rrugës? Rama dhe Noriega, dy ‘Legjionarët e Nderit’ të Francës

18:38, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një portal serioz francez “The local.fr” e konsideron si një nga 10 gabimet më të mëdha, dhënien e titullit “Legjioni i Nderit” për ish-diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega.

Noriega renditet në këtë listë me emrat që nuk i bëjnë nder titullit të krijuar nga Napoleon Bonaparti, bashkë me Vladimir Putin, Bashar Al Asad, apo presidenti i Gabonit Ali Bongo i cili shquhet për abuzimet dhe pushtetin dhe fondet publike dhe që i vetmi kontribut që ka për Francën është se ka depozituar atje mbi 150 milionë euro të grabitura gjata ushtrimit të detyrës si i tillë.

Por le të ndalemi tek emri që cituan në fillim për të ardhur deri tek dy ditë më parë. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është njeriu që i shtohet listës së njerëzve të cilët kanë marrë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Pak ditë më parë kur Sali Berisha e krahasoi Edi Ramën me Manuel Noriegën, ai kurrë nuk mund ta dinte se këta të dy përveç ngjashmërive që kanë si pushtetarë të lidhur me krimin dhe lejimin e kontrabandës së drogës në vendet e tyre përkatëse, dy ditë më parë do të kishin të përbashkët edhe nderimin nga shteti francez me titullin “Legjioni i Nderit”.

Por historia shpesh herë përsërit vetveten, dhe SHBA-ja po ashtu. Uashingtoni e ka treguar këtë mëse njëherë me gabimet që ka bërë duke mbështetur diktatorët e me betejën që u ka shpallur atyre kur ata i kanë dalë duarsh.

Në fund ashtu si edhe filmat hollivudian, CIA fiton gjithmonë, dështimet janë të rralla. Gati 38 vjet më parë CIA udhëtoi për gjithë natën në Panama dhe e mori për leckash Manuel Noriegën që pak vite më parë e kishte mbështetur për t'u bërë diktator i Panamasë, sepse ai e ktheu vendin në një republikë droge.

Ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Noriegës nuk janë të pakta, dhe po ashtu edhe me shumë gjasë edhe fundi i tyre vështirë se do të bëjë përjashtim. Por që të dy do të kenë gjithmonë në qafën e tyre “Legjionin e Nderit” si sundimtarë, ashtu edhe të burgosur. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

denisi 30/03/2017 22:11

Po plasni nga Inati.

koua30/03/2017 21:29

Dhe Ed zorraxhiu ashtu do perfundoje me burg se aty e ka vendin si Manuel Nortega .Prisni se skeni pa gje akoma.

Sokoli30/03/2017 21:03

Në Francë nuk dinë asgjë për Shqipërinë. Mungon edhe interneti , siç duket. Ndaj u nderua Noriega i dytë. Mirë tha Blushi. Për merita të veçanta i shkonte për shtat Legjioni i Turpit, i drogës, i kriminalizimit dhe i korrupsionit deri tek e paimagjinueshmja. Vërtetë, ai tha se nuk e priste, por Shqipëria u skandalizua. Si mund të ndodhte kjo hata? Kjo inkurajon të padënjët të krekosën me poshtërsitë e tyre duke u ndjerë edhe krenarë.

mali30/03/2017 20:18

Po si i gjen Doktori te ngjashmit ! Gjigand eshte ! Si i ben bashk edvin drogen me nuriegen , i paraprin ngjarjeve , pastaj te gjith nisin perseritin ato qe thot Doktori !!

roshi30/03/2017 19:33

si noriega do perfundoje edhe ai

Drini 30/03/2017 19:24

Perditesohuni pak, noriega ka dy vjet qe ka dal nga burgu dhe esht kthyer ne Panama

Veriu30/03/2017 19:05

Ne Sh.B. A erdhi presidendi i Hondurasit por kur u kthy e arestuan per korupsion

Shto koment

Denonco