Që Rama mos përfundojë si Duçja, i varur kokëposhtë

Që Rama mos përfundojë si Duçja, i varur kokëposhtë

23:02, 19/03/2017
A+ Aa A-

Nga Aurel Plasari

(Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”)

Në vend që këtë t’ia bëja unë, ia bëri këtu e një javë të shkuar z. Carlo Bollino, i cili historinë e Italisë së tij e njeh bukur mirë. Duke e përkapur me intuitë se ku mund ta çojë kryeministrin e Shqipërisë dhe parlamentin e “shumicës” së tij kriza e rëndë politike e daljes së opozitës nga parlamenti dhe e gjasës së refuzimit prej saj të zgjedhjeve të pritshme, gazetari në fjalë nuk e ka fshehur aluzionin politik: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…” etj. Duke qenë se nuk shkruan për lexues italianë, por për lexues shqiptarë që nuk e kanë nxënë në shkolla historinë e fashizmit, merret vesh që duhet ftilluar paksa se ç’kuptim ka të festuarit e parlamentit mussolinian me “shumicën” fashiste brenda dhe opozitën jashtë. Që të mos ua hedhim kështu, pa të keq, lexuesve.    

Mbas “krimit Matteotti’, siç u quajt rrëmbimi dhe zhdukja më 10 qershor 1924 e deputetit opozitar Giacomo Matteotti prej gangsterëve me ndihmën e të cilëve Mussolini ishte ngritur në pushtet, parlamenti italian kishte hyrë në krizë. Qenë vrazhdësuar termat e luftës politike me t’u njoftuar rrëmbimi i deputetit. Opozita nuk kishte ngurruar ta akuzonte drejtpërsëdrejti Duce-n, qysh në moment e para të lajmit, si “vrasës”. Nga ana e vet Mussolini bënte bé e rrufe që jo vetëm nuk kishte dorë në “zhdukjen” e deputetit opozitar dhe kundërshtar vetjak të tij, por që ndihej edhe fort i dhëmbysur. Ndërkohë që premtonte se qeveria e tij do të bënte çmos e çnuk për ta zbardhur të vërtetën dhe për ta fashitur krizën e besimit, si për të provokuar edhe më parlamentin dhe parlamentarizmin më 25 qershor Dhoma dhe Senati ia konfirmonin edhe një herë Mussolinit pikërisht atë: “besimin”.

Dy ditë më vonë deputetët e opozitës vendosnin të mos merrnin më pjesë në punimet e atij parlamenti derisa qeveria e Mussolinit të mos kishte sqaruar pozicionin e saj ndaj rrëmbimit dhe zhdukjes së Matteottit. Vijoi të qëndronte në parlament, përkrah shumicës fashiste, një segment i çuditshëm i kinse-opozitës: komunistët. Opozita u mblodh në një sallë tjetër, që njihet si salla e Aventinit, nga emri simbolik i një kodrine të Romës ku në shek. V (para e. r.) mblidheshin plebenjtë sa herë që kishin konflikte me patricët. Ishte një aksion politik që athua se opozitarët italianë e kishin imituar nga Shqipëria jonë: edhe parlamentarët opozitarë të 1924-s, mbas vrasjes së deputetit Avni Rustemi dhe varrimit të tij, kishin qëndruar në Vlorë dhe i patën vijuar aty mbledhjet opozitare. Shprehja “Me u tërheqë n’Aventin” ka hyrë tanimë me këtë kuptim në politologji.

U rrek Mussolini t’i bënte njëfarë makijazhi qeverisë së vet duke zëvendësuar nja tre-katër copë ministra, të arsimit (Gentile), të punëve publike (Carnazza), të ekonomisë kombëtare (Corbino) dhe ndonjë tjetër. Por, kur në një pyll në rrethinat e Romës u gjet më 16 gusht kufoma e deputetit opozitar të masakruar, kriza parlamentare rezultoi e paprapsueshme. Një Bonomi, një Salandra, një Orlando, një Amendola iu drejtuan mbretit që t’ia hiqte Mussolinit portofolin kryeministror dhe të ushtronte autoritetin e tij për një qeveri që të rivendoste ekuilibrat politikë. Vittorio Emanueli III u përgjigj si filozof anglosakson: “Unë jam qorr dhe shurdh. Sytë e mi dhe veshët e mi janë Senati dhe Dhoma…”. Sikur të kishte vepruar për t’i vënë ledh fashistizimit të parlamentit qysh në atë vit të hershëm 1924, ndryshe do të kishte qenë historia jo vetëm e Italisë, por edhe e Europës, brenda saj edhe e Shqipërisë. Mirëpo historia nuk bëhet me “sikur” dhe populli italian do t’ia shpaguante mbretit filozof anglosakson kur të vinte momenti historik: duke votuar kundër monarkisë dhe pro republikës.

Kështu u mbërrit te “festa” e 3 janarit 1925, që njihet në historinë e Italisë fashiste si “Dita e Mussolinit”, çfarë do të thotë dita e vendosjes së diktaturës së mirëfilltë fashiste që ta bie ndër mend pikërisht përkujtesa e gazetarit në fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…”.

Jo vetëm që opozita e kishte braktisur parlamentin e Mussolinit dhe mblidhej veçan, por mbi Partinë fashiste kishte rënë një bombë: zv.sekretari i saj Cesare Rossi qe shtrënguar të jepte dorëheqjen ngase ishte zbuluar përfshirja e tij në “krimin Matteotti”. Atëherë Mussolini lozte kartën e fundit: atë të vendosjes përfundimtare të diktaturës së një partie. Ia kishte mbërritur asaj dite: në parlament nuk kishte më opozitë, i gjithë pushteti ishte vetëm e vetëm i Partisë së tij, që do të thotë i tiji personal.

Ishte ora e tij më patetike me atë fjalim të 3 janarit në parlamentin tanimë pa kundërshtarë. Me fytyrë të irnuar, por me një arrogancë gati epsharake, hodhi poshtë edhe akuzat e vetë Cesare Rossi-t të Partisë së tij, i cili kishte pranuar që Duce-ja kishte krijuar një polici politike, kundër kundërshtarëve politikë, të ngjashme më ÇEKA-n bolshevike. Pa ndërruar çehren, të gjithë përgjegjësinë për sa kishte ndodhur atyre muajve e mori mbi vete: “Io assumo, io solo, la responsabilità politica, morale, storica di tutto quanto è avvenuto”! Të mbledhurit e opozitës në Aventin e shpalli veprimtari “revolucionare” dhe “antikushtetuese”.

Legjitimoi në atë fjalim të 3 janarit 1925 përdorimin e dhunës “kirurgjike”, “inteligjente”, madje “kalorësiake”. I kërceu damari dhe u premtoi italianëve se do ta spastronte Italinë nga “fundërria me shkollë” dhe se pushteti fashist do të delte prej krizës edhe më i fortë, si për ta thënë në shqip: “Qentë le të lehin, karvani fashist çan përpara”! Ka edhe ndonjë ish-funksionar të fashizmit, si Alessandro Lessona, që në kujtimet e veta të sheqerosura shkruar pranë oxhakut e bën bashkëfajtore opozitën: ajo nuk paskësh zbritur nga Aventini që të vente e “të pajtohej” me zotërinë e tij “Kalorësin Mussolini”. Athua se një opozitë duhet t’i kërkojë pushtetit të falur që është opozitë.

Kështu ndodhi që u vendos plotësisht në Itali diktatura fashiste sepse – për dokëdo që shtiret kinse ka mendjen – pa opozitë nuk mund të ketë demokraci. Morën fund edhe ndoca liri demokratike që kishin mbetur pa u shkelur deri më 1924-n dhe u shpallën, nga 1925 më 1926, ligjet që njihen në histori si “fascistissime”. Jo vetëm në parlament nuk do të kishte më opozitë, por edhe zgjedhjet mbaskësaj nuk do të kishin kurrfarë nevoje për opozitë. Votat fashizmi do t’i kishte me miliona, të numëruara e të panumëruara. “Oh, what a lovely story!” mund të thotë me sensualitetin e vet turbullues ndonjë damë ambasadore që e ka Shqipërinë thjesht çështje page, sa s’ia thashë edhe emrin për pak.

Për rendin juridik italian ky qe shndërrimi në një regjim fashist në kuptimin e fjalëpërfjalshëm të termit. Kjo është arsyeja se përse 3 janari ishte për fashizmin, deri në rrokullisjen e tij, një “festim” i vërtetë vit për vit derisa kohë të vështira të vinin edhe për vetë fashistët, festim si ky që ta përkujton aluzioni politik i gazetarit në fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…”. Që megjithatë nuk është kështu e di çdo lexues me trutë në kokë që nuk jeton në ndonjë klimë abstrakte. Madje i pari që e di është vetë kryeministri mik i gazetarit në fjalë, – dhe imi në daçi, – i cili, ndonëse mund të mos e njohë festimin e 3 janarit fashist, me siguri që e di një tjetër festimin popullor: atë të 28 prillit 1945, d.m.th. të ditës së  fundit të Duce-s. Dhe, prej asaj date historike, asnjë kryeministër në botë nuk e ka lakmuar pozicionin kokëposhtë. /Hashtag.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PD20/03/2017 12:20

Bravo Aurel, per shkrimin ,duket e urrejtja te eshte futur deri ne palce ,ty as zoti nuk te ndihmon dot ,shkrimi dhe fotografite jane deshmi te injorances dhe shpirtin e lig,shprseoj te mos kesh shume shoke te mases tende sepse pastaj 97 vjen menjehere

Korcari20/03/2017 11:25

Ti spiun kur te flasesh per ramen duhet te lash gojen te berberi.dhe duhet te qethesh te dentisti.dhe pastaj bli nje brisk te ri rruaji dhe koqet e pastaj fol ndonje llaf per ramen.me shtaze njeri se ty skam pare

Muzapopullore20/03/2017 11:23

Respekt per autorin. Fatkeqesisht as Bolino burri i Albes, dhe per me teper sociopati skane ate nivel zhvillimi biologjik te kuptojne qe "fashizmi rilindas" eshte ender banjosh publike allaturka

loli20/03/2017 10:44

Rama po ja ben yzmetin kesaj pune , te perfundoje si Ducja . Besoj do ia dali . Do hyj ne histori si Ducja nr.2

roshi20/03/2017 06:08

qente le te lehin,karvani ecen drejt..humbneres!

Arber20/03/2017 01:17

Krahasimi qe ben autori mes dy periudhave eshte irelevant. Sot jemi ne kushte te ndryshme. Sor, kemi dy perandori te fuqishme qe kane ndikim direkt per cfare ndodh ne Shqiperi; Perandorine Amerikane dhe ate Europiane. Ta nisim nga kjo e fundit. Nese forcat qe tentojne te permbysin zhvillimet e 25 viteve te fundit qe e conin boten drejt Globalizmit, (duke shkaterruar cdo gje kombetare sic jane ekonomia, politika, gjuha, kultura, traditat e cdo kombi Europian, dhe po ashtu deri perberjen, homogjenitetin kombetar te popujve Europiane) do te fitojne, atehere ka vend per kete teori, dmth udheheqes te tille si Rama mund te perfundojne kokeposhte. Kurse ne Amerike tashme procesi i nacionalizimit e kthimit, zhberjes se 25 viteve "denacionalizim" tashme ka filluar, dhe eshte pa kthim. Ndersa nese ne Europe dhe Amerike do te ishin ne fuqi dhe triumfonin forcat komuniste/bolshevike si Hillary Klinton dhe Merkel e kompani, sejmeneve te tyre si Rames, Vllahutinit e Lu-se nuk i hynte gjemb ne kembe. Ato do te ishin ne sintoni te plote me zhvillimet kombshkaterruese dhe Perandori formuese, te elitave liberal - demokrat-komuniste, anti- demokratike, dhe Rama do ishte thjeshte "nje zyrtar i vogel i Perandorise se Madhe" qe zbaton politikat e Perandorise Komuniste/Bolshevike te Europes e ndikuar direkt nga Washingtoni. Mjafton te shihni organizimin, zgjedhjen e zyrtareve te larte te BE-se (Komisionereve qe jane fiks si ish Byroja Politike e jona dhe e Bashkimit Sovietik) per te pare sesi Europa ka humbur cdo liri dhe po zbaton teorine e " Sovranitetit te Kufizuar" te Brezhnjevit. Transferimi i kompetencave nga vendet Europiane te burokratet e pazgjedhur komunisto boshevike te Brukselit e bene irelevant demokracine nacionale, dhe organet ekzekutive, legjislative dhe te drejtesise te cdo vendi Europian. Po ju jap nje shembull. Gjykata Europiane mund te anuloje cdo vendim te gjykatave Shqiptare, po keshtu do ndodhte dhe me vendimet e Parlamnetit Shqiptar, ose te Ekzekutivit nese do ishim pjese (te pranuar) e BE. Autori nuk ka nevoje te na beje histori duke u kthyer 100 vjet pas, por nje analize te mbeshtetur ne aktualitetin e zhvillimeve nderkombetare. Ai nuk mundet ta beje kete persa kohe nuk dihet se a do fitoje Marine Le Pen (qe e quajne populiste) ne France, gje cila do ta shperbente BE-ne. Kjo do te vendoste ne unison politikat nacionale e qe do i zhdukte nga skena sejmenet e djeshem te "politikave integruese Europiane" qe eshte togfjalesh shume i bukur, por qe fsheh qellimin e vertete te tyre, ate te roberimit te popujve Europiane.

Daj Jaku20/03/2017 00:15

Varja me kokë poshtë e Musolinit dhe dashnores së tij pa gjyq është krim i shëmtuar i partizanëve komunistë që turpëron Italinë. Mateotti u vra barbarisht nga fashistët, ishte vetëm një vrasje, komunistët shqiptarë vranë mijëra vetë pa gjyq. Shqipëria është i vetmi vend në botë që bën heroj vrasësit e politikanëve dhe burrave të shtetit. Paralelizmi me vrasjen e Musolinit është makabër, kush i thotë vehtes demokrat nuk mund ta çojë as ndër mend një mënxyrë të tillë dhe jo më ta insinuojë nëpër media. Ky është një turp por edhe më shumë.Sepse e para është fjala, ajo nxit veprat. Mos o Zot në vitin 2017 në Shqipëri !

kritiku19/03/2017 23:53

Bravo, Aurel! Shkrimi eshte ne lartesine e inteligjences tende dhe ne lartesine e momentit aktual. Uroj qe lartgjatesia e tij ta kuptoje e te reflektoje sa me shpejt per te miren e vet ne radhe te pare. Qe gjerat do zgjidhen mbare, s'ka dyshim, por qe te zgjidhen ne kohe, kaq e vetem kaq ka ne dore lartgjatesia e tij. Mendon i gjori se po ua merr mendjen njerezve me broçkulla, si Ramiz Alia dikur, se gjoja nuk dorezohet pushteti i popullit. Po populli gjithnje di t'ua marre mbrapsht pushtetin atyre qe kane punuar mbrapsht.

Shto koment

Denonco