Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Basha takon Spahiun pas incidentit: Goditja, akt provokimi i Ramës

FOTO/ Basha takon Spahiun pas incidentit: Goditja, akt provokimi i Ramës

12:54, 26/02/2017
A+ Aa A-

Lulzim Basha dhe Kreshnik Spahiu janë takuar mesditën e sotme tek “çadra lirisë”, disa orë pas incidentit, kur një person qëlloi me grusht kreun e AK-së.

Fotoja është bërë pak momente më parë.

Gjatë takimi kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se “goditja e Kreshnikut akt provokimi i Ramës”.

“Atentatori mori përgjigjen e merituar, njësoj do e marrin dhe urdhëruesit”, tha Basha më tej.

“Provokatorët goditën kreun e AK, e bënë me pabesi si e kanë me zakon, provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër dhe unë përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të lejohej pa iu prekur qimja e flokut”- tha ai.

Basha iu drejtua me thirrje protestuesve të shmangin provokimet dhe me ultimatum Ramës.

 “Mos provoko popullin pasi pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të bien mbi ju. Dje, një grusht provokatorësh u munduan të sabotojnë aktin sublim të grevistëve të Zharrëzës, i bëj thirrje Ramës të ndalë provokimet, përgjigju nevojave të qytetarëve”- tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fan Noli26/02/2017 13:04

Te hiqni nje katil e rezil kryeminister qe ka vene pasuri 200 000 000 Euro ne politike eshte pune shume e vectire.Andaj ....Ngrihuni e bjeruni,korrini e shtypini,katundar e punetor,qe nga Shodra gjer ne Vlore.......

Shto koment

Denonco