Protesta e opozitës, vjen përgjigja e parë nga BE, Fleckenstein vjen në Tiranë

Protesta e opozitës, vjen përgjigja e parë nga BE, Fleckenstein vjen në Tiranë

14:52, 19/02/2017
A+ Aa A-

Jehona e protestës së opozitës që ka nisur dje dhe është duke vazhduar ka mbërritur në Bruksel. Siç raportojnë mediat, raportuesi Knut Fleckenstein nis hënën në mbrëmje një vizitë treditore në Tiranë.

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë do të kenë në qendër të tyre protestën e opozirës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, si dhe Reformën në Drejtësi dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artani19/02/2017 23:05

Hik qerou nga ke ardhur o Flackenstein .Mjaft me kurthe kunder opozites kunder popullit dhe femijeve tane.

Kosta19/02/2017 19:11

Mos u besoni ketyre diplomateve te shtirur te europes......per me teper qe ne pushtet ketu tek ne eshte MAFIA.....ky vjen per te thurur ndonje kurth per opoziten ne interes te MAFIAs sepse Rama ketyre u mbush valixhet me E.......shikoni Vllahutin dhe ate shefen e kesaja ne Europe......

Shto koment

Denonco