Ndërmjetësimi i Bujar Leskaj, Adriatik Llalla bën paqe me Shkëlqim Ganajn

Ndërmjetësimi i Bujar Leskaj, Adriatik Llalla bën paqe me Shkëlqim Ganajn

14:50, 20/01/2017
A+ Aa A-

Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla është pajtuar me kryeinspektorin e kontrollit të pasurive Shkëlqim Ganaj, pas një lufte të ftohtë mes dy institucioneve në lidhje me serverin e deklarimit të pasurive.

Ka qenë ndërmjetësimi e Bujar Leskajt, kreut të KLSH-së. Sot për më shumë se 2 orë, Ganaj me ndërmjetësimin e Leskajt kanë takuar Llallën ku kanë diskutuar për rregullimin e marrëdhënieve te tyre! Kjo marrëdhënie është prishur kur gjatë vizitës jo zyrtare të Llallës në Amerikë, Ganaj njoftoi median për hetimin pasuror ndaj tij!  Më pas ishte Llalla ai që nisi

hetime ndaj Ganajt për mos veprim të ligjit të konfliktit të interesit, ku u kërkua edhe sekuestrimi i serverit të deklarimeve të pasurisë të zyrtareve, për të cilin ILDKPI-ja u ankua në gjykatë e cila rrezoi vendimet e prokurorisë për sekuestrimin e tyre!

Por pavarësisht kësaj, Task-Forca e prokurorisë me urdhër të Llallës nisën hetimet për Ganajt për shpërdorimin detyre! Siç duket kjo bëri që Ganaj me ndërmjetësimin e Leskajt u takuan me Llallën në prokurori!

Ky takim zyrtarisht është thënë se ishte takim zyrtar për mbarëvajtjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe për dosjen e Alfred Pezës! Por kjo rrëzohet poshtë me praninë e Bujar Leskajt aty, i cili nuk ka asnjë lidhje me dosjen e deputetit të rilindjes, Peza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco