Rama dorëzohet para komisionit hetimor. Nuk mohon shkeljet, por i delegon përgjegjesitë tek stafi i tij

Rama dorëzohet para komisionit hetimor. Nuk mohon shkeljet, por i delegon përgjegjesitë tek stafi i tij

11:18, 29/12/2016
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është dorëzuar para komisionit hetimor për aferën CEZ.

Duke folur në këtë komision të drejtuar nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, kryeministri Rama tha se kishte dijeni për letrën e avokatit ndërkombëtar që i rekomandonte vazhdimin e gjyqit me kompaninë CEZ, duke mos pranuar që të hynin në negociata politike.

I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku në lidhje me dijeni që kishte ai për letrën e avokatit ndërkombëtar, Rama tha se letra i përcjell.

“Çdo letër që më vjen, thjesht e përcjell ose e delegoj tek stafi. Kryeministri vepron si organ kolegjial”, u shpreh Rama në lidhje me pyetjen e bërë nga deputetja Tabaku.

Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e dëshmitarit për aferën CEZ, nuk e mohoi dijeninë për letrën e mbërritur nga avokati ndërkombëtar, por u shpreh se “e kam përcjellur pa e lexuar tek stafi”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco