Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Negociatat, BE “zbarkon” në Tiranë/ Juncker e Hahn mbërrijnë të dielën...

Negociatat, BE “zbarkon” në Tiranë/ Juncker e Hahn mbërrijnë të dielën...

21:23, 22/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE.

Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.

Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës.

Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit vendas strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. /TCH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco