TIA: Shqipëria në dy vendet më të korruptuara të Europës

TIA: Shqipëria në dy vendet më të korruptuara të Europës

15:37, 22/02/2018
A+ Aa A-

Shqipëria renditet e 91-ta në botë, ndërsa mes vendeve evropiane, renditet mes dy vendeve të fundit, duke lënë pas vetëm Maqedoninë (e 107-ta) dhe duke u vlerësuar njësoj me Bosnje-Hercegovinën.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar ndjeshëm në renditje, duke rënë me 8 pozicione . Në një shkallë nga 0 pikë – vend me korrupsion shumë të lartë deri në 100 pikë - vend pa korrupsion fare, Shqipëria u vlerësua me 39 pikë.

Ky rezultat është më i dobët se mesatarja e përgjithshme botërore prej 43 pikësh Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe krahasuar me një vit më parë, korrupsioni është rritur ndjeshëm.

Këto janë përfundimet kryesore të Indeksit të përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit 2017, hartuar nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë. Raporti ka matur nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik gjatë vitit 2017, në 180 vende të botës.

Shqipëria renditet e 91-ta në botë, ndërsa mes vendeve evropiane, renditet mes dy vendeve të fundit, duke lënë pas vetëm Maqedoninë (e 107-ta) dhe duke u vlerësuar njësoj me Bosnje-Hercegovinën.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar ndjeshëm në renditje, duke rënë me 8 pozicione. Në një shkallë nga 0 pikë – vend me korrupsion shumë të lartë deri në 100 pikë - vend pa korrupsion fare, Shqipëria u vlerësua me 39 pikë.

Ky rezultat është më i dobët se mesatarja e përgjithshme botërore prej 43 pikësh. Krahasuar me mesataren e vendeve evropiane e cila është 66 pikë, diferenca është ndjeshëm më e lartë. Vlen të theksohet se Kosova ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Në 2017-ën ajo renditej më dobët se Shqipëria, në vend të 95-të, ndërsa këtë vit Kosova është përmirësuar me 10 pozicione, duke u renditur e 85-ta dhe duke lënë pas Shqipërinë. Raporti thekson se gjatë vitit 2017, një dukuri aspak demokratike si autoritarizmi u përhap në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, duke penguar përpjekjet kundër korrupsionit dhe duke kërcënuar liritë civile.

Pothuaj në të gjithë rajonin, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat e pavarura përjetuan sfida për të monitoruar dhe kritikuar qeveritë. Vendet ku pothuajse nuk ekziston korrupsioni janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Sudani i Jugut e Somalia. /RD.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco