Malltezi: Ftojmë qytetarët të sugjerojnë skandalet e rënda në mjedis, pyje dhe turizëm

Malltezi: Ftojmë qytetarët të sugjerojnë skandalet e rënda në mjedis, pyje dhe turizëm

21:16, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar 3 aktivitetet e ardhshme të këtij departamenti.

Në to përfshihen denoncimet e një sërë skandalesh në fushën e mjedisit dhe turizmit, takimi me banorë të Fierit lidhur me aferën e inceneratorit dhe vjedhjes së 13.2 milionë eurove, si dhe detajimin e aferës 178 milionë eurosh për Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për 3 inceneratorë.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit

3 aktivitetet e ardhshme të Departamentit të Mjedisit, Pyjeve & Turizmit:

1. Ekspozita e skandaleve në mjedis dhe turizëm

2. Takim i hapur me banorë të Fierit lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit dhe vjedhjes së 13.2 milionë eurove

3. Leter e detajuar e aferës 178 milionë euroshe për Ben Ahmetajn dhe Edi Ramën për 3 inceneratorë

Pika 1: Me dhjetëra skandale po zënë njëra-tjetrën dhe do jua kujtojme: (i) inceneratorët - 178 milionë euro për Rama-Ahmetaj, (ii) Tan Lamja jep 500,000 usd mikut të Ramës për të bërë ca foto, (iii) Veliaj shkatërron parkun tek rruga Kavajës për pallatet e Orest Sotës që kish 835,000 euro kesh për të cilat hetohet Saimir Tahiri, (iv) Rama shkatërron parkun e lojrave 7 xhuxhat me ndërtim 44 katësh, ndërsa Lame ziu dhe palacot mediatikë të PS që në 2013 kërcënonin me harakiri nëse Basha do jepte leje ndërtimi në atë vend sot nuk ndihen fare sikur kanë vdekur... (v) i biri shef pyjesh shpall fitues kompaninë e të atit të vet për tender 800,000 euro, (vi) Drejtori i agjensisë së zonave të mbrojtura jep gjithe fondin 400,000 usd për OJQ ku ishte vetë drejtor para se te rifillonte në shtet në 2013, (vii) mashtruesi i Librazhdit i rrafshoi pyjet edhe të katundit ku ka lindur dhe i ktheu në shkretëtirë, etj. etj. Po ashtu në Turizëm ka qysh me thyerjen e 28 kockave të investitorit strategjik, tek ikja e Sheratonit, ndotjet e vijës bregdetare, etj. Mbi 30 foto/postera do ekspozohen për qytetarët në ekspozitë lëvizëse pasi qeveria po censuron mediat dhe asnjë nga TV kombëtare nuk guxoi të pasqyronte dy konferenca shtypi dhe kontratat e vjedhjes së 178 milione eurove me lojën e djegësave.

Pika 2: Shumë ekspertë e profesorë universitetesh nga Tirana do shkojmë në takim të hapur me banorë të Fierit (FTOJME EDHE GJITHE SOCIALISTET QE DUAN) të paraqesim argumentet lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Me kënaqësi do argumentojmë qoftë vjedhjen përmes marrjes nga shteti të 28.3 milionë euro për ndërtim inceneratori me celësa në dorë dhe mbylljes me një italian me vec  15 milionë euro me celësa në dore (BRENDA 2 JAVESH PERLAU 13.3 milionë euro nga kjo skemë), si edhe argumentet e shkeljeve ligjore, por edhe teknike qoftë të fizibilitetit, studimeve paraprake, ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, etj dhe ftojmë qytetarët të gjykojnë vetë

Pika 3: Do hartojmë një letër të qartë në gjuhën angleze lidhur me aferën e inceneratoreve jo vetëm për disa diplomatë që i ka korruptuar qeveria, por për të gjithë brenda dhe jashtë vendit, përfshi agjensi të ndihmave ndërkombëtare sesi Shqipëria qënka një vend shumë i pasur saqë paska mundësi të investojë edhe 178 milionë euro për 3 inceneratorë!!!

Ju ftoj të na sugjeroni skandale që dëshironi t'i përfshijmë në ekspozitën e skandaleve në mjedis dhe turizëm!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco