Qeveria mbështetje financiare për OJF/Sa fonde do të përfitojnë organizatat që bllokuan ngritjen e KLP...

Qeveria mbështetje financiare për OJF/Sa fonde do të përfitojnë organizatat që bllokuan ngritjen e KLP...

16:39, 15/12/2017
A+ Aa A-

Ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti  parashikon dhënien e fondeve për Organizatat Joqeveritare. Ligji synon  të krijojë një sistem për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike, si dhe të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, efiçente dhe efektive.  

Por nëse i referohemi nenit 15 të ligjit, në pikët 3 të tij thuhet: Organizatat jofitimprurëse të autorizuara për dhënien e ndihmës juridike parësore përfitojnë financime nga buxheti i shtetit, pas një procesi konkurrues dhe transparent përzgjedhjeje..  

Pra OJF, të cilat nga vetë emërtimi që kanë janë jofitimprurëse marrin para nga buxheti i shtetit për të ofruar shërbime.

Bëhet fjalë për të njëjtat organizata jo fitimprurëse apo shoqërinë civile, e cila prej disa muajsh bllokon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke shkaktuar krizën në zgjedhjen e Kryeprokurorit. Pikërisht për shkak se shoqëria civile nuk depozitoi kandidaturat për ngritjen e KLP-së, u krijua ngërçi, që çoi në nisjen e proçedurës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, për të cilin opozita ka thënë se po zgjidhet me një proçedurë anti-kushtetuese.  

Në të njëjtin nen, thuhet se proçedura, rregullat e përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse të autorizuara, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Në vijim neni 15, thotë se Organizatat jofitimprurëse japin shërbime të ndihmës juridike parësore në përputhje me autorizimin e miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Procedurat dhe dokumentacioni për autorizimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Organizatat jofitimprurëse që autorizohen për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike parësore duhet të përmbushin këto kritere:

a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;

b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike;

c) të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;

ç) të kenë përvojë në ofrimin e ndihmës juridike;

d) të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi;

dh) anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe që do të cenonte besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi15/12/2017 17:58

Shoqeria civile rrospi Motra e politikes K.

Shto koment

Denonco