Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arben Imami: Ja si e mbaj mend lëvizjen e Dhjetorit dhe takimin me Ramiz Alinë

Arben Imami: Ja si e mbaj mend lëvizjen e Dhjetorit dhe takimin me Ramiz Alinë

19:09, 09/12/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka folur për 8 Dhjetorin e vitit 1990, duke treguar se si ndihet në ditët e sotme kur kujton lëvizjen studentore. Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, Arben Imami thotë se është një hark kohor, dhe një sërë ngjarjesh, që kanë paraprirë pluripartitizmin në Shqipëri.

Arben Imami, pedagog në atë kohë, në vitin 1990, thotë se lëvizja studentore e 8 dhjetorit, është padyshim një ngjarje unike.

 “Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk kam patur as pikëpyetje, as tensione, dhe as presione për t’iu bashkuar studentëve. Nuk e kam menduar gjatë, por u përfshiva, pasi nuk mund të mos ta shprehja atë që mendoja në atë kohë”, tregon Imami.

Ai ka rrëfyer edhe takimin me Ramiz Alinë, ndërsa tregon se pika kyçe ka qenë paraditja e 11 dhjetorit.

“Nga Universitet i Arteve u zgjodh Blendi Gonxhe dhe unë, për të marrë pjesë në takim. Fillimisht u bë një takim 3-4 orë, ku u diskutua se për çfarë do të flisnim në takimin me presidentin e kohës. Më pas i gjithë diskutimi ka qenë se çfarë partie do të bëjmë”, rrëfen Imami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TYLI10/12/2017 00:47

ne kujtesen e atyre fillimvite demokracie,Ka qene nga te peret aktiv per ardhjen e sistemit demokrat ne SHqiperi,E falenderoj per sinqeritetin ... e sakta kujtimet e zoterise por figura e veprimtaria eB. GONXHES me vone e deri sot si demokrat, eshte e perzier.Zoteria ne nji mesazh tek njiTV ka falenderuarZ BASHA per qendrimin qe ka mbajtur per prokurorin e pergjitheshem, gje e cila nuk eshte botuar tek ky portal, e kjo kanj pikepyetje. E pershendes qendrimin ez IMAMI ne kete situaterreth partise demokratike. LAPSI ME I VEMENDESHEM. Ju lutem jepini komentet ne vazhdim se me duket diku ngec.

Shto koment

Denonco